Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt.
Bëhet e ditur se nga dy veturat e aksidentuara njëra është me targa të huaja.
“Me datën 31.03.2024 rreth orës 19:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”, tha Veseli.
Njësia përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton mbi shkaqet e aksidentit.