Aksident në Dajt, vdes vajza 3-vjeçare

By FerizajPress

May 30, 2016

Automjeti me targë AA416LY, që drejtohej nga shtetasi me inicialet F.O., ka përplasur të miturën në rrugë. 3-vjeçarja është shoqëruar menjëherë në spital, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, një tjetër shtetase ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes së rëndë.

The post Aksident në Dajt, vdes vajza 3-vjeçare appeared first on Lajminet.