Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është lënduar lehtë.
Rastin për media, e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Në ora 16:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në përgjigjen e Veselit.