Drejtuesi i një makinë tip Fiat humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Shoferi ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit.
Paraprakisht shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë duke bërë që makina të humbiste kontrollin.