Ferizaj

Aksident ndërmjet tri veturave në Ferizaj, lëndohen tre persona

By FerizajPress

October 11, 2019

Një aksident trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur sot në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini në një prononcim ka thënë se në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:00 në fshatin Sojevë komuna e Ferizajt. Në aksident janë të përfshira tri automjete civile, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Nuk kemi informacione që kanë lëndime të rënda, janë në emergjencën e Ferizajt”, ka thënë ai.

Sipas tij shkak i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë apo tejkalim i pasigurt.