Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas këmbësorin

By FerizajPress

July 07, 2016

Mësohet se një kalimtar është përplasur për vdekje nga një makinë në fshatin Grizhë.

Viktima është Kadri K. 55 vjeç, i cili po kalonte në anën tjetër të rrugës kur u aksidentua nga makina.

Ndërkohë, policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ndaloi shoferin e makinës që përplasi kalimtarin dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

.