Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan–Ferizaj, në fshatin Sojevë.
Lajmin e ka konfirmuara Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ndërsa si pasojë e përplasjes tetë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit”, tha Vesli
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në aksident.