FerizajPress

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan–Ferizaj, në fshatin Sojevë.

Lajmin e ka konfirmuara  Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ndërsa si pasojë e përplasjes tetë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit”, tha Vesli

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në aksident.

Exit mobile version