Aksident me të lënduar në magjistralen Ferizaj-Shkup

By FerizajPress

May 31, 2018

Në magjistralen Ferizaj-Shkup rreth 5 km afër Hanit të Elezit ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Sipas raportimeve nga lexuesit nga vendi i ngjarjes, ka të lënduar të cilët janë dërguar me vetura private në institucionet shëndetësore.

Shkaktari i aksidentit mësohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë në rrugë.

Rruga ende është e bllokuar dhe raportohet që Policia e Kosovës ka arritur në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin./FerizajPress