Numri i aksidenteve në trafik vazhdon të jetë shqetësues në vendin tonë.
Vetëm javën që lamë pas, pesë persona vdiqën si pasojë e këtyre aksidenteve.
E një aksident më të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kaçanikut, saktësisht tek fabrika e Silcaporit.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat shihen të shkatërruara tërësisht, derisa ka edhe të lënduar.