Aksident me makinë, vdes këmbësori 30 vjeç

By FerizajPress

June 25, 2016

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në aksin rrugor Korçë Pogradec, ku një këmbësor ishte duke kaluar rrugën dhe është shtypur nga një makinë.

Pranë fshatit Leshnicë, shtetasi Arben Burnazi banues në Pogradec, duke drejtuar  automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa  PG 5807 B, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme shtetasin A.V rreth 30 vjeç, banues në Leshnicë,  këmbësor në rrugë. Drejtuesi  i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit.

Grupi hetimor në vendngjarje,  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Aksident me makinë, vdes këmbësori 30 vjeç appeared first on Lajminet.