Ferizaj

Aksident komunikacioni në Sojevë të Ferizaj, një i lënduar

By FerizajPress

October 15, 2018

Ferizaj.15.10.2018.  Në sojevë të Ferizajt rreth mesditës ka ndodhur një aksident komunikacioni me ç’rast një i ri ka pësuar lëndime.

Personi i lënduar  pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Ferizajt është dërguar në QKUK në trajtim të mëtutjeshëm.

“Në Sojevë të Ferizajt, afër kampit amerikan “Bondstell”  një vetur ka humbur kontrollën dhe ka dalë nga rruga. Me këtë rast një i ri është lënduar i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim” ka thënë  toger Agim Gashi zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt.