Ferizaj

Aksident komunikacioni në Lloshkobare të Ferizajt, një i lënduar

By FerizajPress

May 13, 2019

Para pak çstesh në rrugën  magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Lloshkobare ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni ku për pasoje vozitësi  i veturës ka marrë lëndime.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, toger Agim Gashi.

“Në fshatin Lloshkobare ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një veture dhe një kamioni. Për pasojë  vozitësi i veturës ka marrë lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit të  Ferizajt.”  Ka thënë Gashi.

Ekipet e policisë dhe zjarrëfikësve janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.