Ferizaj

Aksident komunikacioni në hyrje të Ferizajt

By FerizajPress

July 16, 2018

Ferizaj.16.07.2018 . Rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni. Rastin e ka konfirmuar edhe Nexhat Xhokli nga policia rajonale e Ferizajt “ Në aksident janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Me këtë rast tre udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarëve u është dhënë ndihma ë e parë në vendin e ngjarjes dhe janë lënë të lirë” ka thënë Xhokli. Policia e trafikut është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin Policia ka bërë apel te drejtuesit e makinave që të kenë kujdes në vozitje dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, në këto ditë kur kominikacioni është shumë i ngarkuar. Ndryshe ditë më parë nga një aksident komunikacioni në hyrje të Ferizajt një qytetarë ka humbur jetën dhe tre persona kanë pësuar lëndime të rënda.