Ferizaj

Aksident komunikacioni në  Ferizaj (Foto)

By FerizajPress

September 22, 2016

Në rrugën magjistrale  Ferizaj-Prishtinë në dalje të   qytetit ka ndodhur  një aksident komunikacioni.

Lexuesi i FerizajPress i cili  nga vendi i ngjarjes dërgoi edhe fotot  ka  bërë të ditur se me këtë rast  nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme material.

Ndërsa në bazë të statistikave që ka publikuar  policia   shihet se në dy ditët e fundit,me hyrjen në fuqi të ligjit të ri mbi rregullat në komunikacion ka rënë dukshëm numri i aksidenteve në komunikacion si dhe numri i dënimeve.