Ferizaj

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK

By FerizajPress

April 26, 2019

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë  e një aksidenti i cili ka ndodhur këtë mbrëmje në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Ai tha se njëri nga të lënduarit është përcjellur për trajtim më të gjerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ky aksident trafiku në të cilin raportohet se janë përfshirë dy vetura, mësohet se ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si Fusha e Pajtimit, njofton Klan Kosova.