Një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër që po vinte, e ka goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut, raporton telebasel.ch.
Në makinën e ndaluar ishte një shqiptare nga Kosova, 26 vjeçare.
Bashkë me të në makinë ishin edhe dy fëmijët e saj 8 dhe 9 vjeçarë, shkruan albinfo.ch. Makina tjetër që po shkonte në drejtim të Brugut ka përplasur me tërë fuqinë mjetin që ishte ndalur aty.
Makinën që shkaktoi aksidentin e drejtonte një 31 vjeçar, po ashtu shqiptar nga Kosova. Gruaja dhe burri që ishin shoferë dhe fëmija 9 vjeçar kanë pësuar plagë të lehta ndërsa vajza 8-vjeçare është lënduar rëndë dhe është transportuar me helikopter për në spital.Dëmet materiale të shkaktuara vlerësohen në disa mijëra franga.
Prokuroria Publike e Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti.
Ndërsa policia i ka marrë patentën shkaktarit të aksidentit./syri.net