Aksident i rëndë në Tiranë, dy të vdekur, tre të lënduar

By FerizajPress

July 26, 2016

Dy vetura të tipit Benz me targa TR 0143 M dhe mjeti Benz ma targa LA 9785 A, u përplasën rreth orës 05: 10, në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë -Milot, në një segment rruge pa ndriçim. Dy viktimat ende nuk janë identifikuar por udhëtonin me Benzin me targa Tirane.

Mjeti me targa LA 9785 A drejtohej nga shtetasi B.M. rreth 35-vjec i cili udhëtonte me nënën e tij T.M. rreth 65-vjece dhe bashkëshorten B.M. rreth 32-vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Në mjetin me targa TR0143 M ishin drejtuesi i cili ka gjetur vdekjen në vend si dhe një pasagjer, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në spital.

Viktimat udhëtonin në mjetin TR 0143 M. Humbi jetën drejtuesi e pasagjeri i mjetit. “Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”.

.