Ferizaj

Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime

By FerizajPress

May 30, 2021

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Lloshkobare.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa besohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e çkyqjes së pasigurt nga magjistralja.

“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:08, janë të përfshira dy automjete. Katër persona janë të lënduar, tre meshkuj dhe një femër. Të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, më pas janë liruar”, tha Kanun Veseli zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt.

Ai tha se pasojë i aksidentit është veprimi i pasigurt i njërit automjet, i cili duke u çkyqur nga magjistralja dhe me u kyç në rrugën e fshatit ka ardhur vetura nga Shtimja dhe aty ka ndodhur aksidenti.