Ferizaj

Aksident i rëndë në rrugën Carralevë-Shtime, janë lënduar disa persona

By FerizajPress

May 14, 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur rrugën Carralevë-Shtime, ku janë përfshirë dy automjete, një kamionetë dhe një furgon.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore të cilat po merren me rastin, si dhe autoambulanca që i ka dërguar në trajtim të mëtejmë në spital të lënduarit.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Shtime – Prizren, në fshatin Carrelevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij të përfshira në aksident kanë qenë tri vetura.“Sot rreth orës 13 :13 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën Magjistrale Shtime – Prizren, në fshatin Carrelevë ka ndodhur një aksident komunikacioni. Të përfshira në aksident janë 3 automjete me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të 3 automjetet  lëndime trupore kanë pësuar 2 persona .”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se njësia e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt është duke e hetuar rastin.