Lajme

Aksident i rëndë në Rahovec, tre të vdekur (Foto)

By FerizajPress

August 02, 2016

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në Rahovec, ku tre persona nga një familje kanë mbetur të vdekur, kurse disa të tjerë janë lënduar.

Në aksidentin që ka ndodhur te Restorant “Jaha” janë përfshirë dy vetura, kurse burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se tre persona nga një familje kanë mbetur të vdekur, kurse lëndime të rënda kanë marrë edhe disa persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulancat dhe policia.