Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë, ka të lënduar (FOTO)

By FerizajPress

April 05, 2016

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën B në Prishtinë, përcjell ORAinfo.

Një veturë golf 4 nga shpejtësia e madhe ka goditur semaforin. Për pasojë shoferi i veturës është lënduar.

ORAinfo mëson se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Po ashtu sipas dëshmitarëve edhe dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak se kanë qëlluar në vendngjarje dhe janë shqetësuar nga aksidenti.

Në vendngjarje ka dal ndihma e shpejtë dhe policia e Kosovës të cilët po merren më rastin. /ORAinfo/

Hapsira Reklamuese.