Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

By FerizajPress

April 20, 2018

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Në fotografi shihet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veture.

Për dallim nga kamioni, vetura duket të jetë shkatërruar në pjesën e përparme.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i njësiteve policore, të cilat kanë dal në vendin e aksidentit.