Lajme

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë (FOTO)

By FerizajPress

April 10, 2016

Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara nga lajmi.net ky aksident duket të jetë i rëndë dhe duket se janë përfshirë disa vetura. Në vendin e ngjarjes shihet vetura e ndihmës së shpejtë dhe Policia.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, përkatësisht afër selisë së Bankës Botërore në Kosovë.

Sipas dëshmitarëve në vendin të ngjarjes, nga ky aksident ka të lënduar.

Lajmi.net ka tentuar që të kontaktojë me zyrtarë policorë për të konfirmuar numrin e personave të lënduar por komunikimi me ta ka qenë i pamundur.