Ferizaj

Aksident i rëndë në autostradën Ferizaj-Prishtinë, dy vetura përplasen – njëra përfundon jashtë rrugës

By FerizajPress

July 25, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Ferizaj-Prishtinë, pranë daljes për Lipjan, ku janë përplasur dy vetura.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëra nga veturat ka përfunduar jashtë autostradës. Në pamje, shihen dëme të konsiderueshme materiale në të dy veturat, ndërsa momentalisht nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vend të ngjarjes janë të pranishëm Policia dhe ekipet e shërbimit emergjent.