Lajme

Aksidenohet në Elbasan autobusi i kombëtares së Izraelit (FOTO)

By FerizajPress

November 11, 2016

Mirëpo nga pakujdesia, njëri nga dy autobusët që transportoi ekipin e Izraelit, është përplasur me një shtyllë ndriçimi duke e rrëzuar përtokë.

Gazetari Fatmir Popja tha për BalkanWeb se futbollistët izraelitë ndodheshin në autobus kur ndodhi aksidenti, por nuk kanë pasur asnjë lloj dëmtimi. As autobusi nuk ka pësuar dëme.

Izraeli ka bërë seancën e zakonshme stërvitore sonte në Elbasan Arena, ndërsa nesër do të përballet me Kombëtaren Shqiptare në orën 20:45.

Për t’u përmendur është fakti që policia ka marrë masa të shumta për sigurimin e aktivitet sportiv dhe lëvizjen e ekipit izraelit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.