Ferizaj

Aksdient i rëndë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ka të lënduar

By FerizajPress

July 20, 2018

Ferizaj. 20.07.2018. Para pak çastesh në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, afër Fushës së Pajtimit ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni. Me këtë rast është aksidentuar makina golf-2, ku për pasojë drejtuesi i makinës dhe udhëtari tjetër kanë marrë lëndime. Sipas dëshmitarëve të rastit të lënduarit kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar në emergjencën e Spitalit në QKUK për trajtim . Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin . Bëhet e ditur se të lënduarit janë nga Hani i Elezit.