Lajme

Akreditimet universitare, pak doktorë shkence (VIDEO)

By FerizajPress

April 22, 2016

Procesi për akreditimin dhe riakreditimin e programeve në universitetet kosovare, ka filluar që disa muaj, njofton Klan Kosova.

Por që të akreditohet një drejtim i tillë, duhet të plotësohen disa kushte. Sipas udhëzimit administrativ, secili program duhet të ketë së paku tre doktor shkence, përndryshe nuk do të akreditohet.

E kjo, po del problem për universitetet në Kosovë. Kjo pasi që numri i mësimdhënësve që kanë gradën doktor shkence është i vogël sipas agjencisë kosovare për akreditim.

E ndonëse disa nga fakultetet kanë plotësuar këto kushte, ka të tilla që kanë hequr disa drejtime, shkaku i mungesës së mësimdhënësve të graduar.

Kështu është vepruar edhe në fakultetin e edukimit, që nuk aplikoi për gjuhë angleze.

 

Në situatë të ngjashme, me mungesë stafi kanë qenë edhe institucionet private të arsimit të lartë.

 

Kronikë nga Rilind Matoshi

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=E1jgMVX6WoQ?feature=oembed]