Ferizaj

AKR në Ferizaj udhëheq me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik

By FerizajPress

December 19, 2017

Ferizaj.19.12.2017. AKR,dega në Ferizaj në Qeverinë e re të udhëhequr nga kryetari Agim Aliu do të udhëheq me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.

Këtë e ka bërë të ditur ish kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e AKR-së dhe asamblist I Kuvendit të Ferizajt Amir Rexhepi.

Rexhapi i ka konfirmuar Ferizajpress se në kuadër të marrëveshjes shumë konstruktive me kryetari e dalë nga zgjedhjet e nëntporit për komunën e Ferizajt, Agim Aliun, janë dakorduar që Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik ta udhëheqë AKR.

“Në takimet që kemi pasur me kryetarin Agim Aliu si dhe bazuar në programin e AKR-së që bazë e ka zhvillimin ekonomik jemi marrë vesh që këtë drejtori ta udhëheqë AKR në Ferizaj” ka thënë Rexhepi.

Edhe pse Rexhepi nuk ka konfirmuar emrin e drejtorit që do të udhëheq me këtë Drejtori burime të ferizajpress kanë bërë të ditur se janë dy persona për të cilët kryesia e AKR-së do të vendos se cili do të udhëheq me këtë drejtori.Sipas këtij burimi fjala është për Zekir Bytyqin dhe Fisnik Musën ,që të dy ekonomist të diplomuar. Se cili nga këta dy do të udhëheq me këtë drejtori pritet shumë shpejt të bëhet e ditur.