Ferizaj

AKR në Ferizaj bëhet edhe me Forum të Gruas

By FerizajPress

August 26, 2016

Nën udhëheqjen e koordinatorit të AKR-së në Ferizaj,  Labinot Tahiri, u formua grupi punues i FORUMIT TË GRUAS, me kryesuese të grupit  Afërdita Sadriu.

Në takim prezentë ishte Koordinatorja e forumit të gruas në nivel qendror, Mirlindë Gashi, së bashku me anëtaren e Grupit Punues të Nivelit Qendror,  Makfire Sveqla, të cilat u priten nga zv/ koordinatori i AKR-së në Ferizaj  Ami Rexhepi.

Koordinatori i AKR-së në Ferizaj  Labinot Tahiri, mirëpriti formimin e këtij grupi dhe ofroj mbështetje të fuqishme në avancimin e pozitës së gruas në komunën e Ferizajt.