Ferizaj

AKR dhe Nisma me grup parlamentarë në Kuvendin e Ferizajt

By FerizajPress

January 31, 2018

Ferizaj.31.01.2018. Gjatë seancës së parë të Asamblesë Komunale në Ferizaj është formuar edhe grupi parlamentarë 4+. “Ky grup është formuar nga 2 asamblistë të AKR-së (Amir Rexhepi dhe Makfire Musa)  dhe 2 asamblistë të Nisma-s  (Flora Musa dhe Xhafer Berisha). Shef i këtij grupi parlamentar është zgjedhur asamblisti nga radhët e AKR-së, Amir Rexhepi. Pas formimit të këtij grupi parlamentarë kemi bërë kërkesë në MAPL që të përfshihemi edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa” ka thënë Amir Rexhepi, shefi i këtij grupi parlamentarë.