Juventus dhe Milan akoma nuk e kanë finalizuar marrëveshjen për Gonzalo Higuain, ka thënë drejtori gjeneral i skuadrës nga Torino, Guiseppe Marotta. Sulmuesi 30-vjeçar pritet që t’i bashkohet Rosonerëve si huazim njëvjeçar për 18 milionë euro, ndërsa skuadra nga San Siro do ta ketë mundësinë e blerjes nëse paguan edhe 36 milionë euro tjera. Të hënën Goal pati raportuar se vëllai dhe agjenti i Higuain, Nicolas, dhe drejtori i Milan Leonardo janë takuar në Casa Milan për të finalizuar detajet e marrëveshjes. Për më shumë, ish-mbrojtësi i Juventus Leonardo Bonucci mund të bëhet pjesë e këtij akordi, për t’u kthyer në shtëpinë e vjetër. Mbrojtësi i Juventus, Mattia Caldara, mund të përfshihet po ashtu, duke kaluar në San Siro, si kundërpeshë për kthimin e Bonucci në Torino.