Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) i ka rekomanduar Administratës Tatimore të Kosovës që të anulojë tenderin për “Furnizim me tableta (iPad) sipas kërkesave dhe nevojave të Administratës Tatimore të Kosovës”.
Sipas analizave të dokumentacionit që ka bërë Agjencia Kundër Korrupsionit, ATK-ja në dosjen e tenderit ka përcaktuar prodhuesin dhe origjinën e këtyre tabletave, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas një opinioni të AKK-së, kjo është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate, sipas njoftimit për kontratë të publikuar në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës, është 5 mijë e 200 euro.