Lajme

AKK do t’ua hetoj pasurinë këtyre politikanëve (Dokument)

By FerizajPress

June 29, 2018

Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë sot përzgjedhjen e zyrtarëve politikë, të cilëve do t’ua hetoj pasurinë e deklaruar. Në mesin e të përzgjedhurve sipas shortit është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Indeksonline. Po ashtu, AAK do të hetoj pasurinë e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, ish-ministrit Flamur Sefaj, ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ministrit të Punës, Skënder Reçica, Po ashtu, pasuria do t’u hetohet edhe deputetëve Avdullah Hoti, Ilir Deda, Fitore Pacolli, Adem Mikullovci,  Driton Selmanaj, Visar Ymeri, Zenun Pajaziti, etj. Klikoni këtu për të parë listën e plotë. /Indeksonline/