Ferizaj

Akisdent trafiku në rrugën Gërlicë-Ferizaj, dyshohet për të lënduar (Foto-video)

By FerizajPress

July 20, 2017

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë pasdites së sotme në rrugën Gërlicë-Ferizaj, ku dy vetura në qarkullim janë goditur . 

Sipas informacioneve të para nga vendi ngjarjes, raportohet se ka edhe persona të lënduar e të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia është parë në vendngjarje dhe po merret me rastin. Nuk ka ende informacion për shkaqet e aksidentit. Një lexues ka dërguar një video në redaksi  ku shihet aksidenti i sotëm.

Në pjesën e fundit të videos shihet  kur kamioni godet veturën.