Sport

Akil Gjakova e rrëmben medaljen e artë në Zagreb

By FerizajPress

July 28, 2018

Kosova ka fituar medaljen e parë të artë në Kroaci. Xhudisti nga Kosova në luftën finale për medaljen e artë në kategorinë deri 73 kilogramë, ka mposhtur italianin Fabio Basile, i cili ishte fitues i medaljes së artë në ‘Rio 2016’ në kategorinë deri në 66 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Akil Gjakova po ashtu ka mundur një garues tejet të vështirë. Bëhet fjalë për Rustam Orujov, i cili ishte fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Brazil./Lajmi.net/