AKI i kanë thënë lajmi.net se publikimi i matrialeve, si dhe mesazheve te paralajmeruara, rrezikon operacionet që janë duke u zhvilluar nga kjo Agjenci, si dhe, disa detaje, që tashmë janë kapur nga AKI, e që janë shpërndarë, rrezikojnë edhe vetë jetën e zyrtarëve të AKI-së.
“Publikimi, që është duke ndodhur këto ditë, i informacioneve të grumbulluara nga AKI, e që fatkëqësisht është duke rrjedhur nga Policia e Kosovës, rrezikon vetë operacionet që janë në vazhdim të AKI si dhe rrezikon jetën e zyrtarëve te AKI-së”, kanë thënë nga AKI.
Sipas AKI-së, të gjithë duhet të sillen konform kësaj kërkese, që në thelbin e saj ka, mbrojtjen e jetës së zyrtarëve të AKI si dhe informacioneve të saj, që kanë për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/