Lajme

Ajri në Prishtinë sonte, hiç më i mirë se mbrëmë

By FerizajPress

January 28, 2018

Sonte në orën 18:00 Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka regjistruar vlerën e ndotjes në 317  e që konsiderohet rrezik për shëndetin.

Dy netët e kaluara kryeqyteti shënoi rekorde në ndotjen e ajrit derisa qytetarëve iu rekomandua mbyllja në shtëpi.

Lidhur me këtë çështje është paralajmëruar protestëpër ditën e mërkurë.

Qytetarët po kërkojnë që cilësia e ajrit të vihet prioritet nga ana e qeverisë.

Prishtina prej kohësh kryeson listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë.