Sport

Ajaxi, PSV dhe AEK-u drejt fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

By FerizajPress

August 23, 2018

Ajaxi fitoi 3-1 sfidën e parë ndaj Dinamos së Kievit në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit, ndërkohë që PSV-ja mposhti një ditë më parë 3-2 (në transfertë) bjellorusët e BATE Borisovit. Grekët e AEK-ut, të cilët vijën si kampionë në fuqi të kampionatit helen, triumfuan 2-1 në Hungari përballë ekipit të Videotonit, i cili sivjet njihet me emrin MOL Vidi. Nga rezultatet e tjera të ndeshjeve të para spikat barazimi 1-1 i PAOK-ut të Selanikut në fushën e vështirë të Benfikës, sikurse barazimi me të njëjtin rezultat i Dinamos së Zagrebit në transfertë me zviceranët e Young Boys. Në barazim pa gola përfundoi sfida e Crvena Zvezdës me Salzburgun, e zhvilluar pa tifozë mbrëmjen e së martës. Pas një jave do të luhet edhe ndeshjet e kthimit.