Kultura-Arti

Ahmeti: Të tjerët krenohen me figurat shqiptare, historianët tanë merren me politikë

By FerizajPress

September 30, 2016

Kopër.30.09.2016. Këtë të premte në Kopër  të Istrisë Sllovene është mbajtur një simpozium për piktorin Vitore Carpaccio, piktori më i njohur i shekullit XV-XVI në Republikën e Venedikut. Pikturat e Vitore Carpaccio-s  gjenden të ekspozuara në Kopër dhe në Venedik. Pikturat e këtij piktori të njohur gjenden së bashku me pikturat e Grofëve që ishin nga familjet fisnike shqiptare që kohë të gjatë ishin me ndikim të madh në këtë pjesë të Istrisë.

Kryetari i Shoqatës së Shqiptarëve “Iliria” në Kopër, Heset Ahmeti,  së bashku me mërgimtarët tanë organizuan shumë tubime dhe simpoziume me qëllim të zbardhjes së historisë së këtyre familjeve. Por edhe pse në bazë të disa fakteve Ahmeti thotë se edhe Vitore Carpaccio ishte shqiptarë këtë në mungesë të  profesionistëve  nuk u arrit që sot në  500 vjetorin  e tij të  argumentohet. Për këtë ai përmendi edhe shkrimet e Akademik Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor i “School of International Training” në Gjenevë. “Sot në Kopër të Sllovenisë u mbajt simpoziumi për piktorin më të njohur të shekullit XV-XVI në Republikën Venedikase. Piktori Vitore Carpaccio me prejardhje Shqiptare, prindërit e të cilit ishin nga Korqa, ka lënë një numër të madh të punimeve të tij në Kopër dhe në Venedik… e që fatkeqësisht siç ndodhë shumë herë me ne shqiptarët u krenuan të tjerët me të (Italianët)… Përkundër insistimit të madh timin që një historian shqiptar të dëshmojë faktet se është i yni…nuk gjeta përkrahjen e askujt që të bëjë këtë gjest krenarie…Unë nuk do të ndalem dhe do të punojë dhe jam në rrugë të mirë të bëjë këtë me ndihmën e një profesori nga Gjeneva dhe do të dëshmoj se është i yni ky piktor madhështor. Në Kopër është shpallë viti i kulturës “Carpaccio” e ne flemë në gjum…A s’ësht dëm ju miqtë e mi… 500 vite piktura e tij jeton në Katedralen e Koprit…Afër kësaj pikture gjinden figurat e mëdha shqiptare që kishin ndikim të madh në at kohë në Kopër pra të Familjeve Fisnike Shqiptare” ka thënë Ahmeti “Carpaccio ishte piktori i cili nga Kopri shkoi në Venedik për të punuar fasadën e shkollës shqipe pa kurrfarë kompensimi.. që sipas shkrimeve dëshmon se ai ishte shqiptar. Ai ka edhe shtëpinë në Kopër ,aty ku janë edhe shtëpitë e familjeve fisnike shqiptare” tha Ahmeti. Por Ahmeti nuk ka ndërmend të ndalet. Kohë më parë nën organizimin e Shoqatës “Iliria” u organizua simpoziumi me temën “Familjet fisnike shqiptare të Koprit Venedikas”

“Këtë e zbuluam me rastin e shënimit të 300 vjetorit të Pallatit Bruti dhe pastaj filluam të gjurmojmë në arkivat e qytetit e që rezultatet ishin befasuese. Kurr skisha menduar që në këtë pjesë kishtë dikur familje shqiptare me aq ndikim në këtë pjesë” thot Heset Ahmeti.

“Për këtë dua të falënderoi Ministrinë e Diasporës e cila kohë  pas kohe na ka ndihmuar financiarisht  si dhe Mr Peter Shtoka  përgjegjës për  arkivin në Bibliotekën e Koprit, pa ndihmën e të cilit gjithëçka do të kishte kaluar në heshtje” tha Ahmeti Tani jemi duke bërë përgatitjet që të organizojmë një simpozium për familjen Dukagjini e cila në këtë pjesë të Istrisë ishte njëra nga familjet e shumta  që kishte ndikim të madh në atë kohë. Për këtë Ahmeti dhe Shoqata kulturore “Iliria” ka planifikuar që të ftoi edhe personalitete nga Kosova dhe Shqipëria. Por për këtë Ahmeti është skeptik se do të ketë përkrahje. Edhe në organizimet tjera kishte të ftuar në këso takime por ose hasi në veshë të shurdhër ose kërkesat e të ftuarve ishin aq absurde për të marrë pjesë në këto takime sa Shoqata dhe Ahmeti hekën dorë nga ftesat e tyre. Ahmeti është i zhgënjyer edhe me përkrahjen e RTK-së, redaksisë për diasporën e cila në organizimin për “Familjet fisnike shqiptare të Koprit Venedikas” kërkuan që përveç biletave të udhëtimit tu paguhen të gjitha shpenzimet ( E dihet që RTK financohet nga buxheti i Kosovës) Në fund Ahmeti ka kërkuar ndihmën e të gjithë historianëve por edhe të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër që të interesohen ti sigurojnë një kontakt me profesorin e Historisë Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor i “School of International Training” në Gjenevë/FerizajPress