Lajme

Ahmeti: SHBA do vazhdojë të mbetet partner i Maqedonisë dhe shqiptarëve

By FerizajPress

January 20, 2017

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se SHBA do të vazhdojë të mbetet partner i Maqedonisë dhe i shqiptarëve: “Duke i uruar shëndet në sukses në detyrën e re Presidentit Trump, mbetemi besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, Shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin tonë të pandalshëm euro-atlantik” ka shkruar Ali Ahmeti.

Lexo postimin e plotë:

Më lejoni ju lutem që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet më të mira për presidentin e dyzet e pestë të SHBA-ve , z. Donald Trump, bashkë me shprehjen e konsideratës tonë më të lartë.

Duke i uruar shëndet në sukses në detyrën e re Presidentit Trump, mbetemi besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, Shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin tonë të pandalshëm euro-atlantik.

Njëkohësisht, më lejoni të shpreh konsideratën tonë edhe për ish administratën e Presidentit Obama dhe për kontributin e tyre të madh në vendin tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane Zoti e bekoftë popullin Amerikan