Lajme

Ahmeti: Nuk do t’i zhgënjejmë votuesit shqiptarë me vendimin për koalicion

By FerizajPress

December 28, 2016

“Do të ju them të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të mos frikësohen sepse vendimi përfundimtar do të jetë vullneti i shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe asnjëherë BDI nuk ka marr ndodnjë vendim kundër popullit të vet”, tha Ahmeti.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që vendi të mbetet pa qeveri nëse nuk pranohen kërkesat e tij për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Me këtë rast, ai tha se tek partitë maqedonase duhet të mbizotërojë arsyeja pasi alternativa më e dëmshme për vendin do të ishte sikur të mbetej pa qeveri.

“Nëse nuk ka marrëveshje dhe nëse hyhet në paqartësi kjo do të ishte zgjidhja më e keqe për vendin. Unë mendoj se tek të gjitha partitë do të mbizotëroj logjika e shëndoshë, arsyeja e vërtetë për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat përballet vendi ynë. Kjo do të ishte zgjidhja më e keqe”, deklaroi Ahmeti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e VMRO-së e cila fitoi më tepër mandate në zgjedhjet e fundit nuk dëshirojnë të flasin lidhur me negociatat për formimin e qeverisë. Nga ana tjetër, as LSDM-ja e cila pretendon se do të formojë qeverinë e ardhshme nuk tregon nëse ka filluar bisedimet me ndonjë parti për të siguruar shumicën e nevojshme./Alsat/

 

.