Ali Ahmeti gjatë hyrjes në selinë e LSDM-së, nuk ka komentuar se për çfarë është takimi.
Takimi ka ardhur pasi Zaev i ka dorëzuar nënshkrimet Gjorge Ivanovit, i cili duhet t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.
BDI pasdite ka pasur takim edhe me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, por ende nuk ka vendosur se çfarë do të vendosin – të hyjnë në Qeveri apo të ngelin në opozitë.