Lajme

Ahmeti mundohet ta arsyetojë prishjen e autobusit të ri

By FerizajPress

February 17, 2017

“Asnjë autobus nuk është prish sot. I pash disa tituj me gëzim kishin lajmëruar. Edhe po të prishen, janë më garancion. Është kontratë ndërkombëtare kjo”, ka thënë Ahmeti.

Mirëpo, prishjen e këtij autobusi e kanë pranuar drejtues të Trafikut Urban.

Kryeshefi ekzekutiv i sektorit urban, Halil Mustafa, i ka thënë Klan Kosovës se autobusi në fjalë ka pasur probleme me rrjedhje të naftës.