Ai në intervistën për TV21 speciale ka thënë se, “ne përherë e kemi kontestuar presidentin e ashtuquajtur Gjorge Ivanov”.
“Ai nuk luan rolin e duhur të afrojë palët, vetë arsyet i komplikon për të mos gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe të hyjë vendi në rrugën e normalitetit.
Kemi krizë politike dhe po ngarkohet kjo edhe me krizë kushtetuese. Uroj që kjo të mos rrëshqas në krizë ndëretnike dhe ajo do të ishte më keq për vendin”, ka thënë Ahmeti.