Lajme

Ahmeti kërkon që FIBA ta dënojë Bosnjën për sjelljen ndaj Kosovës

By FerizajPress

August 08, 2018

Sipas Ahmetit, FIBA duhet ta dënojë Bosnjën dhe ta lejojë pjesëmarrjen e Kosovës.

Pa ndërhyrje reagimi i Ahmetit:

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, që vjen nga Republika Srpska ka refuzuar më dhënë lejen për viza për Reprezentacionin e Kosovës U16 në basketboll për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian në Sarajevë që fillon nesër.

Deri kur kjo urrejtja sa mos me i leju ca djemosha 16vjeçar me lujt basketboll me bashkëmoshatarët?

Çfarë dallimi me kampionatin që ne e organizuam.

FIBA duhet ta dënojë Bosnjën dhe Bosnja duhet menjëherë me leju pjesëmarrjen e Kosovës.