Lajme

Ahmeti kërkon drejtësi kundër Bogoevskit, por nuk do të shkojë në gjykatë

By FerizajPress

October 28, 2016

Nga BDI-ja nuk deshtën të komentojnë rreth procesit, as çfarë presin nga ai, por shkurtë informuan se Ali Ahmeti nuk do të jetë prezent në gjykatë dhe do të dërgojë avokatin e tij, ndërsa për Musa Xhaferin nuk ka informacione nëse do të jetë prezent në gjykatë.

Sipas dëshmisë së Slobodan Bogoevskit në Gjykatën e New York-ut, 7.5 milion euro janë importuar në Maqedoni me një veturë zyrtare të qeverisë për “blerje” të tre politikanëve – ish kryeministrin Vllado Buçkovski, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin nga BDi-ja.

Bogoevski këtë aferë e lidh edhe me tentim vrasjen e Abdulhalim Asanit nga BDI-ja./Telegrafi/

.