“Në një bisedë miqësore telefonike, sigurova Komisionarin Johannes Hahn se BDI mbetet e përkushtuar tërësisht në zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit dhe përfundimit të përgatitjeve për zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.
Gjithashtu falënderova z. Hahn për angazhimin e tij të madh në drejtim të zgjidhjes së krizës dhe ia përsërita përcaktimin tonë që mos të lejojmë asnjë qendër që të na devijoj nga rruga e përforcimit të demokracisë dhe reformave sistemore.
Komisionari Hahn u shpreh i gatshëm që të ndihmon procesin edhe më tej në drejtim të zbatimit të plotë të Marrëveshjes”, thuhet në njoftim të BDI-së.
The post Ahmeti i gatshëm për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Shkupit appeared first on Lajminet.