Lajme

Ahmeti: Fletëarresti a ishte për Sheshelin a Visarin?

By FerizajPress

April 12, 2016

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është shoqëruar nga policia për në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Për këtë ka reaguar Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një status në Facebook, kryetari Ahmeti, duke ironizuar ka pyetur fletë arresti a ishte për Sheshelin apo Visarin?

“Fletëarresti a ishte për Sheshelin a Visarin?”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Vojislav Sheshel kishte paralajmëruar se sot të vizitojë Veriun e Mitrovicës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, pas lirimit të Sheshilit nga akuzat e Tribunalit të Hagës, kishte deklaruar se nëse ai vjen në Kosovë do të arrestohet. Ndërsa, Policia e Kosovës kishte thënë se do ta arrestojmë Sheshelin, sepse kanë urdhër nga MPJ.