Lajme

Ahmeti aktualisht në takim me VMRO (Video)

By FerizajPress

January 28, 2017

Në takimin e djeshëm që zgjati mbi pesë orë, nuk u morr asnjë vendim përfundimtar, me ç’rast u paralajmërua se konsultimet do të vazhdojnë sot.

Dje, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani deklaroi se në takim u shqyrtuan të gjitha opsionet por nuk dëshiroi të zbulojë më shumë hollësi. Ai njëherazi theksoi se janë të vetëdijshëm se afatet po rrjedhin, por shtoi se prioritet i BDI-së është interesi i qytetarëve. Ndryshe, nesër skadon afati i mandatarit Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë së re.